Ballina Bota

TEKNOLOGJI – Inteligjenca Artificiale bëhet DJ ynë personal?

TEKSAS, 4 tetor /ATSH-ANSA/ – Inteligjenca Artificiale mund të bëhet DJ ynë personal, pasi ajo është në gjendje të përzgjedhë muzikën më të përshtatshme për gjendjen tonë emocionale, sipas studiuesve të Universitetit të Teksasit.

Rezultatet, që u botuan në revistën ”Mis Quarterly”, tashmë kanë ngjallur kureshtjen e disa shërbimeve muzikore në internet, të interesuar të ofrojnë shërbime gjithnjë e më të personalizuara.

Softueri i DJ u trajnua për t’iu përshtatur gjendjes shpirtërore të dëgjuesit, bazuar në reagimet e tij ndaj muzikës.

Falë një sistemi super të shpejtë, algoritmi është në gjendje të kuptojë se cilat këngë mund t’i pëlqejnë përdoruesit në atë moment, por edhe t’i rendisë ato sipas radhës së dëgjimit./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProkurori Ndini Tavani në sitën e Vetingut më 7 tetor
Artikulli tjetërLehtësohet pagesa e regjistrit të barrës së Sigurimit, përfitojnë mbi 20 mijë raste në vit