Prokurori Ndini Tavani në sitën e Vetingut më 7 tetor

TIRANË, 4 tetor /ATSH – I. Vata/- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë një seancë dëgjimore me subjektin e rivlerësimit, Ndini Tavani, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

KPK ka shpallur në kalendarin e axhendës së Vetingut, datën 7 tetor, ora 10:00 për prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Ndini Tavani.

Po ashtu, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka caktuar trupën gjykuese që përbëhet nga Roland Ilia, Alma Faskaj, Brunilda Bekteshi.

Subjekti i rivlerësimit Ndini Tavani, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë do të përballet me Vetingun për tre kriteret klasike: atë të ligjshmërisë së pasurisë, kriterin etik dhe profesional. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.