Ballina Bota

DEMOGRAFI – ELSTAT: Rënie e popullsinë në Greqi

ATHINË, 4 tetor /ATSH-AA/ – Për shkak të rënies së nivelit të martesave dhe lindjeve në Greqi, popullsia ka pësuar rënie, tregojnë të dhënat e Institutit Grek të Statistikave (ELSTAT).

Sipas të dhënave të ELSTAT, numri i të vdekurve në vitin 2018 është më i lartë se atyre që kanë lindur, ndërsa edhe numri i martesave ka shënuar rënie.

Në Greqi në vitin 2018 kanë lindur 86 440 persona, ndërsa kanë vdekur 120 297.

Sipas kësaj popullsia e këtij vendi pësoi rënie prej 33 857 persona.

Gjithashtu edhe në përqindjen e martesave në vitin 2018 në krahasim me një vit më parë ka rënie prej 5,4 %.

Në regjistrimin e vitit 2011, popullsia e vendit ishte 10 816 286 persona.  /os/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPolicia e Shtetit, bashkëpunim të ngushtë me EUROPOL në luftën ndaj krimit të organizuar
Artikulli tjetërNdahet nga jeta vajza e Abaz Kupit, Basha: Aktiviste e radhës së parë për zbardhjen e krimeve të diktaturës