Ballina Bota

GREQI – Vendi paralizohet sërish nga grevat

ATHINË, 2 tetor /ATSH-AFP/ Një tjetër grevë 24-orëshe paralizoi sot Greqinë, si rezultat i apelit të bërë nga sindikatat e sektorit privat dhe transportit publik, për të kundërshtuar një projektligj të propozuar nga qeveria për forcimin e rritjes ekonomike dhe që sipas tyre synon të çrregullojë tregun e punës.

Konfederata e punonjësve të sektorit privat (Gsee), më e rëndësishmja në vend, bëri thirrje për organizimin e mitingjeve në qendrat e qyteteve, për të denoncuar shfuqizimin e marrëveshjeve kolektive dhe kontrollin mbi sindikatat.

Kjo është greva e dytë, brenda një jave, kundër qeverisë së të djathtës së Kyriakos Mitsotakis-it.

Qeveria e re premtoi një epokë të re për investimet në Greqi dhe një rritje me mbi 2 % gjatë viteve të ardhshme, por pas përfundimit të huasë ndërkombëtare në gusht 2018, ekonomia greke vazhdon të mbetet e brishtë, pavarësisht rimëkëmbjes./ /ervo/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShahini: Shqipëria zë vendin e parë në rajon për përfshirjen e fëmijëve në arsimin parashkollor
Artikulli tjetërEkonomia në trend rritje/ Banka e Shqipërisë nuk ndryshon normën e interesit për lekun në 1%