Ballina Bota

GREQI – Ligj i ri për të drejtën e azilit 

ATHINË, 29 shtator /ATSH-AFP/ – Greqia po përgatit një ligj të ri për të drejtën e azilit, për të menaxhuar më mirë fatin e dhjetëra mijëra imigrantëve, tashmë të pranishëm në vend dhe të atyre që vazhdojnë të mbërrijnë, njoftoi sot ministri i Shtetit, George Gerapetritis.

“Këshilli i ministrave do të diskutojë të hënën një projektligj, të propozuar nga Ministria për Mbrojtjes e Qytetarëve që do të modernizojë, në përputhje me kriteret europiane, procedurat në lidhje me të drejtën e azilit”, deklaroi ai për stacionin televiziv Skai TV.

Ai nënvizoi gjithashtu nevojën për të pritur imigrantët në kampe ku kushtet e jetesës duhet të jenë të mira duke pranuar se ato ekzistuese për momentin nuk janë në nivelin e duhur.

Kampi i Morias, në ishullin e Lesbos, i planifikuar për 3 000 persona strehon aktualisht 13 000.

Greqia numëron aktualisht 70 000 imigrantë, kryesisht refugjatë sirianë, që janë larguar nga vendi i tyre që prej vitit 2015./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEkstradohet nga Holanda 33-vjeçari, pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal
Artikulli tjetërRuajtja e trashëgimisë, ekspozitë me veshje kombëtare në Berat