Ballina Bota

BRUKSEL – Ekipi i Von der Leyen-it i pasigurtë

BRUKSEL, 27 shtator /ATSH-DPA/- Fati i dy të kandiduarve për poste në komisionin e ardhshëm europian mbetet në duart e Parlamentit Europian, sepse kandidaturat e tyre për t’u bërë eurokomisionerë u pezulluan, nën pretendimin për konflikt interesash.

Presidentja e zgjedhur e Komisionit, Ursula von der Leyen, është në pritje të një letre, që përcakton vendimin e Parlamentit për masën e radhës për hungarezin Laszlo Trocsanyi dhe rumunen Rovana Plumb.

Sipas zëdhënësit të Parlamentit, Jaume Duch, Komiteti për Çështjet Juridike, i cili vendosi ngrirjen e dy kandidaturave, do të mblidhet përsëri të hënën, por burimet brenda Parlamentit thonë se që të dyja kandidaturat do të bllokohen përgjithmonë./ /ervo/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇelja e negociatave për Shqipërinë, Rama në OKB: Vendimi më i mençur që BE do të merrte për BE-në
Artikulli tjetërShqipëria, në krah të vendeve që iu është cenuar siguria nga Irani