TEKSAS, 25 shtator /ATSH-ANSA/- Gjiganti Apple do të vazhdojë të prodhojë kompjuterët e tij Mac Pro në Teksas, në një fabrikë në Austin, ku tashmë ka grumbulluar gjeneratën e mëparshme të PC-ve të nivelit të lartë, njoftoi faqja e internetit Appleinsider.
Në fund të qershorit, Wall Street Journal raportoi se kompania Cupertino ishte në prag të montimit të pajisjes në një fabrikë afër Shangait, por më pas e kishte anuluar kete veprim për shkak të luftës tregtare SHBA-Kinë.
Kompania Cupertino ka siguruar gjithashtu përjashtime tarifore, gjë që do t’i lejojë asaj të importojë disa komponentë. Përjashtime tarifore që ndoshta kreu i Apple Tim Cook i kërkoi Presidentit Trump në një takim në muajin gusht.
“Mac Pro është kompjuteri më i fuqishëm i Apple dhe ne jemi krenarë ta ndërtojmë atë në Austin ‘’, shpjegoi Tim Cook .
‘’Ne besojmë thellësisht në fuqinë e inovacionit amerikan. Kjo është arsyeja pse çdo produkt i Apple është projektuar dhe prodhuar në SHBA në 36 shtete, duke krijuar 450 000 vende pune me furnitorët amerikanë, ne do të vazhdojmë të rritemi këtu”, përfundoi Cook. /os/












