Ballina Bota

METEO – Britania e Madhe, “e gjunjëzuar” nga moti i keq

LONDËR, 25 shtator /ATSH-ANSA/- Situata është kaotike në pjesën më të madhe të Europës, mbi të gjitha në  Britaninë e Madhe, shkruan gazeta italiane TGCOM24.

Britania e Madhe është  “e gjunjëzuar” nga moti i keq. Në tërë Britaninë, më shumë se 1900 shkolla u mbyllën dhe 170 fluturime u anuluan si dhe  shumë linja hekurudhore u bllokuan.

Uellsi është një nga zonat më të prekura, me 1200 shkolla të mbyllura; zona të tjera të prekura janë Hampshire, Norfolk dhe Glouscestershire. Gjithashtu ditët e fundit, ka pasur shumë vonesa dhe probleme në aeroportin Heathrow të Londrës .   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKaso: Strukturë e posaçme për reformën zgjedhore
Artikulli tjetërFOTO/ Gjiknuri: Hapi i PD-së, dritare shprese se dialogu do të vazhdojë