Ballina Flash

Lezhë, rritje e bashkëpunimit ndërinstitucional për parandalimin e krimit

TIRANË, 25 shtator /ATSH/ Bashkia Lezhë ka zhvilluar ditën e sotme takimin “Llogaridhënie publike për parandalimin e krimit”.

Kryebashkiaku Pjerin Ndreu, ka pritur sot përfaqësues nga Prokuroria e rrethit Lezhë si dhe përfaqësues nga Polica e shtetit, ku kanë zhvilluar një takim raportues, mbi situatën dhe nivelin e kriminalitetit në territorin e bashkisë Lezhë.

Ndreu pas këtij takimi u shpreh se “rritja e bashkëpunimit me aktorët përkatës është gjithmonë në dobi për një shoqëri më të shëndetshme dhe të sigurt”. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Merkel: Më shumë përpjekje për të luftuar ndryshimet klimatike
Artikulli tjetërTakimi i ministrave të Jashtëm/ Greqia, Bullgaria, Rumania e Kroacia mbështesin perspektivën europiane të Shqipërisë