TIRANË, 25 shtator /ATSH – I. Vata/ Bashkia Mat ka nisur aksionin për pastrimin e pusetave për parandalimin e përmbytjeve në lagjet e qytetit të Burrelit.
Kryetari i bashkia Mat, Agron Malaj shprehet se “drejtoria e Shërbimeve Bashkiake, ka nisur një aksion të gjerë në të gjithë qytetin e Burrelit për të bërë sa më parë zhbllokimin e pusetave si dhe për të hequr mbetjet që përbëjnë një rrezik për bllokimin e tyre”.
Bashkia Mat bën thirrje për të mbajtur pastër ambientin duke hedhur mbeturinat në vendin e caktuar, pasi hedhja e tyre në rrugë përbën një problem të përhershëm për bllokimin e pusetave. /a.g/












