Ballina Bota

Mauzoleumi i Frankos ndan Spanjën

MADRID, 24 shtator /ATSH-AFP/ – Gjykata Supreme spanjolle hodhi poshtë ankesën e pasardhësve të Frankos dhe i dha dritën jeshile zhvarrosjes nga mauzoleumi të eshtrave të diktatorit, kërkuar nga qeveria socialiste e Pedro Sanchez-it.

Dominuar nga një kryq i madh, që duket nga kilometra larg, mauzoleumi monumental i Frankos ndan thellësisht Spanjën, 40 vjet pas vdekjes së diktatorit.

Franko, fitues i Luftës së përgjakshme Civile spanjolle, e urdhëroi ndërtimin e këtij monumenti në vitin 1940, duke pretenduar që ta bënte më vonë një vend pajtimi të të gjithë spanjollëve./ /ervo/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGrupet e punës vijojnë evidentimin dhe vlerësimin e shtëpive të dëmtuara në kryeqytet
Artikulli tjetërCakaj nga Nju-Jorku: Takime në shërbim të çeljes së negociatave për anëtarësim në BE