BERLIN, 24 shtator /ATSH-AA/ – Prokurorët gjermanë thonë se kanë akuzuar drejtorin e përgjithsëm të Volkswagen-it, Herbert Diess dhe drejtorin e bordit Hans Dieter Poetsch, së bashku me ish-drejtorin e përgjithshëm Martin Winterkorn për manipulim të tregut në lidhje me skandalin e emetimeve të naftës që shpërtheu në 2015.
Prokurorët në Braunschweig deklaruan se të tre zyrtarët akuzohen se qëllimisht me vonesë kanë njoftuar tregjet në lidhje me kostot për kompaninë.
”Kjo, thanë ata më tej në deklaratë, ”nënkupton se ata ndikuan në mënyrë të padrejtë në çmimin e aksioneve të kompanisë”.
Winterkorn dha dorëheqjen menjëherë pas publikimit të skandalit./ /os/ a.jor.











