Ballina Flash

Maliq/ Orë edukative në shkolla për reagimin ndaj tërmeteve

TIRANË, 23 shtator/ATSH/ Nisur nga tërmetet që tronditën të shtunën disa qytete të vendit, në shkolla kanë nisur orët edukative informuese për të përgatitur nxënësit se si të reagojnë në të tilla raste.

Në shkollën 9-vjeçare “Muharrem Veizi” në Libonik, mësimi nisi sot ndryshe për të gjithë nxënësit.

Ora mësimore synonte të informonte nxënësit mbi fenomenin natyror të tërmeteve, duke synuar reagimin e tyre të kujdesshëm në raste tërmetesh, si dhe informimin e plotë dhe të duhur për të evituar panikun te fëmijët.

“Duke marrë shkas nga situata problematike e krijuar ditët e fundit nga tërmetet e vazhdueshme që kanë përfshirë vendin tonë, në shkollën 9-vjeçare “Muharrem Veizi” Libonik, ditën e sotme mësimi ka filluar me orë edukative dhe informuese “Si të veprojmë në rast tërmeti?” – u shpreh sot kryetari i bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu.

/m.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSolidaritet me njerëzit e tronditur nga tërmeti, Margariti: Përveç ndihmës konkrete, një shtrëngim duarsh do të thotë shumë
Artikulli tjetërJahollari: 45 grupe pune për vlerësimin e dëmeve, brenda 5 ditëve dosjet i dorëzohen Bashkive