Ballina Bota

ITALI – Tripadvisor: Një milion shqyrtime false

ROMË, 22 shtator /ATSH-ANSA/ – Rreth 66 milionë shqyrtime janë dërguar në TripAdvisor në 2018 nga bashkësia globale e udhëtimeve.

Secila është analizuar duke përdorur teknologji të përparuar të zbulimit të mashtrimit dhe 2,7 milion shqyrtime iu nënshtruan vlerësimit të mëtejshëm njerëzor nga moderatorët e përmbajtjes, sipas rezultateve të raportit të transparencës së kompanisë së udhëtimeve online.

TripAdvisor mbështet miliona udhëtarë nëpër botë për vlerësimet e tyre të udhëtimit.

Rreth 4,7% e të gjitha vlerësimeve të paraqitura në faqe u refuzuan ose u hoqën nga teknologjia e përparuar e analizës së TripAdvisor dhe 2,1% të tyre u vlerësuan si false.

Shumica e tyre, 73%, u bllokuan para se të botoheshin.

“Kjo do të thotë se kemi parandaluar mbi një milion shqyrtime të rreme që të mos publikohen ndonjëherë në TripAdvisor”, thuhet në raport, i cili analizon një seri të dhënash të tërë vlerësimeve të dërguara në faqe nga bashkësia globale e udhëtimit./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama në Durrës: Nuk ka vend për panik, kontakt me çdo familje të prekur nga tërmeti
Artikulli tjetërFOTO/ Montohen çadrat me kapacitet 30 persona secila në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës