Ballina Bota

BM – Corbyn kërkon unitet nga laburistët

Jeremy Corbyn bëri thirrje sot për unitet, pasi në konferencën vjetore të partisë u shfaqën mosmarrëveshjet e para rreth politikës për Brexit si edhe ato për rolin e zëvendësit të Corbyn.

“Dua të jemi të bashkuar”, i tha Corbyn gazetës ”Sunday Mirror”, ndërkohë që ishte duke folur për rolin që kishte luajtur për tërheqjen e një mocioni që kërkonte suprimimin e postit të nënkryetarit të partisë.

Laburistët duan të largojnë Tom Watson nga posti i nënkryetarit, pasi ky i fundit e kundërshton hapur Corbyn për politikën mbi Brexit dhe çështje të tjera.

“I thashë ekzekutivit të partisë se kemi nevojë të rishohim si funksionon roli i nënkryetarit dhe në të ardhmen të zgjedhim dy të tillë që do të reflektojnë diversitetin brenda shoqërisë sonë, kështu që një mund të jetë grua”, theksoi Corbyn.

Watson tha dje se shansi i laburistëve për të qenë të bashkuar kundër konservatorëve ishte minuar që ditën e parë të konferencës pesëditore.

“Patëm një fillim të keq të konferencës”, tha ai./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Rama te spitali i Traumës: Askush nuk do mbetet vetëm
Artikulli tjetërQendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, 24 orë në 24 në shërbim të qytetarëve