“Masha dhe Ariu” mbushin 10 vjeç

TIRANË, 21 shtator/ATSH/ Filmi vizatimor që ka tërhequr vëmendjen e fëmijëve nga e gjithë bota pas një vajze të vogël trazovaçe dhe ariut të saj, mbush plot 10 vjeç.

Për të festuar këtë rast, ai do të dalë nëpër kinema në Britaninë e Madhe. “Masha dhe Ariu”, filmi vizatimor rus, është ndër më të shikuarit në YouTube, me mbi 32 miliardë shikime.

Filmi, bazohet mbi një fabul me të njëjtin emër dhe çdo episod është rreth shtatë minuta i gjatë. Ai përshkruan aventurat e karaktereve kryesore, Mashës, dhe mikut të saj ari.

Deri më sot, filmi vizatimor është përkthyer në 36 gjuhë dhe ka 12 kanale të ndryshme në Youtube, që kanë së bashku 62 milionë njerëz të regjistruar. Filmi madje ka një pjesë të dedikuar në një park argëtimi në Itali, Leolandia, ku fëmijët mund të takojnë karakteret personalisht.

z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.