Ballina Flash

“Juventus” përballë “Veronës” me Ramsey e Dybala

TIRANË, 21 shtator/ATSH/ Maurizio Sarri, trajner i “Juventusit” ka paralajmëruar ndryshime në formacionin e bardhezinjëve për ndeshjen e katërt në Seria A, që do të luhet sot, duke nisur nga ora 18:00 në Torino, “Allianz Stadium”.

Sipas mediave italiane, sot nga minuta e parë mund të jenë Dybala, Rabiot e Ramsey, teksa nuk përjashtohet mundësia për të parë në fushë dhe portierin Buffon.

“Do ta shohim situatën sa i përket ndryshimeve, pasi kemi bërë vetëm një stërvitje. Mund të ketë pak ose shumë ndryshime. Në Angli skuadrat kalojnë gjithë sezonin me 14 futbollistë. Këtu ka një presion mental ndryshe për futbollistët. Tani ekipet duhet të gjejnë organizimin, duke i dhënë vazhdimësi pozicioneve në fushë. Të shohim situatën. Preferoj t’ua them futbollistëve. Dybala nuk është në gjendjen e tij më të mirë fizike, pasi erdhi në gusht, por është gati për të luajtur. Ronaldo? Ka bërë 3 goditje kundër Atleticos, kundër ekipeve të tilla s’është e thjështë. Ramsey? Ka bërë hapa të rëndësishëm parapara, Rabiot po rikuperohet. Do të ketë hapësira për ta në ndeshjet në vijim. Matuidi është shumë i zoti për të lexuar situatat si në sulm dhe mbrojtje. Bëhet fjalë për dy futbollistët që vijnë nga kampionate të ndryshme dhe nuk flasin italisht. Edhe Platini ka kaluar disa muaj për t’u përshtatur”, u shpreh Sarri.

I pyetur për lojën, ai u shpreh se, “ky është Juventusi i Sarrit, me karakteristikat e futbollistëve që ka Juve. Nëse mendoni se do të shihni Napolin, ndoshta nuk do ta shihni kurrë”, theksoi Sarri gjatë deklaratës për mediat të prag-sfidës me “Veronën”. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFoto/ Përurohen dy fusha të reja sportive për vogëlushët e Laknasit dhe Cakranit
Artikulli tjetër21 shtator, festohet Dita Ndërkombëtare e Paqes