Foto/ Përurohen dy fusha të reja sportive për vogëlushët e Laknasit dhe Cakranit

TIRANË, 21 shtator/ATSH/ Përurimi i fushave të reja sportive për të vegjëlit sa po vjen po shtohet me synim masivizimin e pjesëmarrjes në sport për një jetë më të shëndetshme.

Për këtë qëllim, ish-kapiteni njohur i kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti kanë përuruar terrenet e reja sportive në Laknas të Tiranës dhe Cakran të Fierit.

“Nga Laknasi në Cakran për të përuruar dy fusha sporti të reja për fëmijët e moshave 3-7 vjeç. Kënaqësi të rrethoheshe nga të vegjlit që mbushin hapësirat me zërat e tyre gazmorë. Faleminderit Lorik Cana 5 Foundation dhe qeverisë Hungareze, që na u bashkuan në Programin “100 fshatrat”. Kaluam një kohë të mrekullueshme mes fëmjëve me Lorik Cana, Andrea Molnár, Jerina Lalaj”, -ka thënë Margariti.

Sipas ministres, ky bashkëpunim do të vijojë. “Bashkëpunimi ynë nuk mbyllet këtu”, -ka përfunduar ajo. z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.