Ballina Bota

PARIS – Rinia botërore në grevë për klimën

PARIS, 20 shtator /ATSH-AFP/ Qindra-mijëra të rinj manifestojnë sot në mbarë botën, në atë që është quajtur si mobilizimi më i madh i organizuar ndonjëherë, për t’u bërë thirrje të rriturve që të veprojnë kundër katastrofës klimatike.

Nga Sidnei në Seul, duke kaluar nga Manila, Bali, Tokio apo Bombei, Azia e Paqësorit i hapi udhë sot nismës “E Premtja për të Ardhmen”, që ka si qëllim të ushtrojë presion mbi politikanët dhe sipërmarrjet, që të ndërmarrin masa drastike për të frenuar rritjen e temperaturave shkaktuar nga veprimtaria njerëzore./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇështja “Tahiri”, Shameti: Të presim vendimin përfundimtar dhe të lëmë organet e drejtësisë të bëjnë drejtësi
Artikulli tjetërShqipëri-Izrael, potencial për të rritur më tej marrëdhëniet ekonomiko-tregtare