TIRANË, 20 shtator/ATSH/ Nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti ka takuar vogëlushët e shkollave në njësinë Kërrabë.
Në nisje të vitit të ri shkollor, bashkia ka ndihmuar familjet e nxënëse duke i dhuruar këtyre të fundit çanta e mjete mësimore.
“Emocione të papërshkrueshme përballë engjëjve të vegjël të njësisë Kërrabë. Veç fillimit të vitit të ri shkollor, surprizat nuk kishin të mbaruar, dhuruam çanta e mjete mësimore, biseduam dhe luajtëm derisa nuk u ndje fare ora. Vit të mbarë yje”, thotë kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. z.tosku/j.p/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.























