Ballina Ekonomi

INSTAT: Shitjet me pakicë u rritën me 3.5%

TIRANË, 19 shtator /ATSH/ – Shitjet me pakicën shënuan rritje në 3 mujorin e dytë të 2019 me 3.5%, krahsuar me po të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas INSTAT, në tregtinë me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, indeksi i volumit të shitjeve ka pësuar një rritje prej 4,7 %, kundrejt të njëjtit tremujor të vitit të mëparshëm.

Ndërkohë që ndikimin më të madh për këtë rritje e ka pasur grupi  “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, me një rritje me 5.7% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2018.

Rritja e shitjeve me pakicë tregon qartazi përmirësim të konsumit çka ndikon në rritjen e ekonomisë në vend. /k.h/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdryshimet në Kodin Penal, Lleshaj: Mbrojnë jetën e punonjësve të Policisë gjatë detyrës
Artikulli tjetërShëngjin, nis rehabilitimi i argjinaturës së lumit Drin