BRUKSEL – Juncker: ”No deal” me britanikët është real

BRUKSEL, 18 shtator /ATSH-ANSA/ – Ndërsa 31 tetori afrohet rreziku i një largimi pa marrëveshje i Britanisë së Madhe nga BE është real, deklaroi presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker duke raportuar në Parlamentin Europian mbi takimin me kryeministrin britanik, Boris Johnson.

“Ndoshta ‘no deal’ do të jetë zgjedhja e qeverisë britanike, por kurrë nuk do të jetë zgjedhja e BE”, deklaroi ai.

”Një marrëveshje është gjithmonë e dëshirueshme dhe e mundshme”, shtoi Juncker./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.