Ballina Aktualitet

Meta: Koha të mendojmë seriozisht për të ardhmen tonë

TIRANË, 17 shtator /ATSH/ Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka theksuar sot se duhet të reflektojmë për tkurrjen dramatike të popullsisë.

Ai është shprehur se është koha të mendojmë seriozisht për të ardhmen tonë, për t’i dhënë fund antagonizmit të paprinciptë politik që ka sjellë një erozion të tmerrshëm social.

“Nisja e vitit të ri shkollor është një ngjarje e gëzueshme për shoqërinë tonë. Shumë urime pati dje. Por nga sot duhet të reflektojmë për tkurrjen dramatike të popullsisë, që po ndikon drejtpërsëdrejti edhe në sektorin e arsimit”, ka theksuar Presidenti Meta.

“Çdo vit që kalon shkollat po përballen me sfidën e uljes së numrit të nxënësve. Është koha të mendojmë seriozisht për të ardhmen tonë, për t’i dhënë fund antagonizmit të paprinciptë politik që ka sjellë një erozion të tmerrshëm social, jo vetëm vlerash dhe besimi”, ka shtuar Presidenti. /gj.mima/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Renzi formon parti të re
Artikulli tjetërProkurori i Përgjithshëm dhe SPAK, brenda tetorit