SHKUP, 17 shtator /ATSH-MIA/ – Maqedonia e Veriut e ka mbaruar punën e saj dhe tani është radha e liderëve të BE-së ta mbarojnë punën e tyre, deklaroi kryetari i Këshillit Europian, Donald Tusk, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Zoran Zaev.
“Në qershor thashë se vendi ka bërë gjithçka që pritej nga ju që të mund të fillojnë negociatat për inkuadrimin në BE dhe në pajtim me rekomandimet e KE-së. Përpjekjet e vendit ishin të jashtëzakonshme vitet e fundit. Bashkërisht i rezistuam krizës më të vështirë migruese. Maqedonia e Veriut e ka kaluar këtë test më mirë se shumë anëtare të BE-së. Gjetët zgjidhje të krizave politike dramatike në vendin tuaj. Përmes marrëveshjeve tuaja me Bullgarinë dhe me Greqinë ju u bëtë kampion i pjekurisë politike në rajon. Kjo është mbresëlënëse dhe arritje e njohur ndërkombëtarisht, që nuk duhet të jetë neglizhohet nga liderët e BE-së”, tha Tusk.
Ai theksoi se liderët e BE-së në takimin në qershor janë zotuar të marrin një vendim të qartë dhe të qëndrueshëm në tetor për hapjen e negociatave.
“Vendi juaj në dy vitet e fundit ka bërë gjithçka që pritej nga ju që të mundet të fillohen negociatat për inkuadrim në BE dhe në pajtim me negociatat e KE-së. Kjo vazhdon të jetë qëndrimi im i fuqishëm. Vendi juaj ka bërë gjithçka. Duhet të jetë e qartë se nuk ekziston dyshim në Bruksel lidhur me detyrimin tuaj politik ndaj sundimit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit”, theksoi Tusk./ /os/ a.jor.






















