Ballina Bota

SHBA – Vdes rokeri amerikan Eddie Money

NJU JORK, 13 shtator /ATSH-AFP/ – Eddie Money, rokeri amerikan, i njohur për disa këngë në vitet 1970 dhe 1980 si “Take Me Home Tonight”, vdiq në moshën 70-vjeçare, njoftoi sot revista “Variety” që citonte familjen.

Money, i cili shënoi suksese të mëdha me këngë si “Two Tickets to Paradise” dhe “Baby Hold On”, zbuloi në muajin gusht se po luftonte kundër një tumori në ezofag.

“Familja Money me keqardhje njofton se Eddie vdiq sot në mëngjes”, sipas një komunikate.

“Ne jemi mirënjohës për faktin që do të jetojë përgjithmonë përmes muzikës”, shtonkomunikata./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakThaçi, me kryeministrin Abe/ Vitin e ardhshëm hapet ambasada japoneze në Prishtinë
Artikulli tjetërTeatri i Kukullave shkon pranë fëmijëve të qendrës sociale në Shkozë