WASHINGTON, 12 shtator, /ATSH-DPA/ – Afërsisht 2 500 persona janë raportuar të humbur, në Bahamas, pas uraganit Dorian, stuhisë që goditi fillimisht arkipelagun, më 1 shtator dhe që shkatërroi zona të tëra, ku ishujt Grand Bahama e Abaco qenë më të prekurat.
“Kjo listë, e bazuar në raportimet mbi njerëzit e humbur, nuk është kontrolluar me të dhënat qeveritare mbi njerërzit e evakuuar ose që po qëndrojnë nëpër streha”, tha zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Emergjencave, Carl Smith.
“Edhe pse numri zyrtar i vdekjeve mbetet 50, pritet që ky numër të pësojë rritje të ndjeshme”, paralajmëroi kryeministri i Bahamas-it, Hubert Minnis./ /ervo/ a.jor.























