Ballina Flash

1043 të punësuar pas daljes nga skema e ndihmës ekonomike

TIRANË, 10 shtator /ATSH/ Prej shumë vitesh në skemën e ndihmës ekonomike, Albina sapo është punësuar në një nga kompanitë e qytetit të Fierit, në përpjekje për t’i siguruar një të ardhme më të mirë dy fëmijëve dhe familjes së saj.

Rasti u publikua nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila theksoi se punësimi i qëndrueshëm është zgjidhje.

“Prej janarit të këtij viti, si Albina janë punësuar 1043 qytetarë që kanë dalë nga skema e ndihmës ekonomike, falë marrëveshjes së bashkëpunimit të Shërbimit Social Shtetëror me Shërbimin Kombëtar të Punësimit”, tha ajo. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak22% e totalit të prodhimit të perimeve vjen nga serrat
Artikulli tjetërSHBA – Uashingtoni: Preson maksimal kundër Iranit, takim i mundshëm Trump-Rohani