Ballina Bota

TORONTO – Uragani Dorian mbërrin në brigjet e Kanadasë

TORONTO, 9 shtator /ATSH-AA/ – Pas Ishujve Virgin dhe Bahame në oqeanin Atlantik, uragani Dorian, i cili goditi brigjet juglindore të SHBA-ve, u zhvendos në veri duke prekur bregdetin lindor të Kanadasë.

Qendra Kombëtare për Uragane në SHBA njofton se që nga fundjava stuhia ka arritur në provincat e Skocisë së Re, Njufoundlend dhe Labrador në lindje të Kanadasë.

Erërat e forta të cilat gjatë fundjavës kanë arritur deri në 100 kilometra në orë në Halifaks, kryeqytetin e shtetit të Skocisë së Re, kanë shkatërruar çatitë e disa apartamenteve dhe përmbysjen e një vinçi të ndërtimit.

Autoritetet thanë se uragani nuk ka shkaktuar viktima në Kanada i cili deri më tani ka shkaktuar vdekjen e 43 personave.

Dorian, i regjistruar si uragani më i fuqishëm në Bahamas deri më sot, ka shkaktuar dëme masive dhe mijëra njerëz kanë mbetur të pastrehë.

Përpjekjet për kërkim dhe shpëtim po vazhdojnë ende në vend ndërsa ekziston shqetësimi për rritjen e numrit të viktimave. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha në PPE: Hapja e negociatave, aspiratë e shqiptarëve
Artikulli tjetërBM – Parlamenti detyron qeverinë të publikojë dokumentet mbi Brexit