Ballina Bota

TURQI – Erdogan: Do të detyrohemi të hapim kufijtë

ANKARA, 6 shtator /ATSH-AA/-  Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se vendi i tij nuk ka marrë mbështetjen e domosdoshme të botës, fillimisht të Bashkimit Europian lidhur me çështjen e shpërndarjes së barrës së pranimit të migrantëve dhe paralajmëroi se Turqia do të detyrohet të hapë kufijtë e saj.

Erdogan ka folur në takimin me përfaqësuesit e qytetit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Ankara, ndërsa me këtë rast u përqendrua në ndodhitë aktuale.

“Do të detyrohemi të hapim kufijtë apo do ta mbajmë këtë barrë vetë? Nuk kemi marrë mbështetjen e nevojshme nga bota, kryesisht nga Bashkimi Europian kur bëhet fjalë për ndarjen e barrës në lidhje me migrantët që kemi pritur”, tha Erdogan.

Ai shtoi se vendi i tij synon të vendosë së paku një milion sirianë përgjatë kufirit të gjatë 450 kilometra, në një rajon ku do të formohet një zonë e sigurisë./   /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShpërndahen tekstet shkollore falas edhe në Patos
Artikulli tjetërSOFT NEWS – WSJ: Edhe IA përfshihet në… vjedhje!