Ballina Flash

Foto/ UKT ndërhyn në zonën pranë Sanatoriumit

TIRANË, 3 shtator/ATSH/ Ujësjellës Kanalizime ka finalizuar një tjetër investim për përmirësimin e cilësisë së furnizimit me ujë për banorët në zonën pranë Sanatoriumit.

Specialistët e UKT-së thonë se punimet për vënien në punë të linjës së re të ujësjellësit në rrugën “Grigor Cilka”, janë drejt përfundimit.

“Vijon një tjetër investim që do të sjellë përmirësim të cilësisë së furnizimit me ujë për banorët në zonën pranë Sanatoriumit”, -bëjnë të ditur punonjësit UKT-së.

Ujësjellës Kanalizime po kryen një sërë investimesh paralele në zona të ndryshme të kryeqytetit. z.tosku/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Votim vendimtar i L5Y për formimin e një qeverie të re
Artikulli tjetërGuroret në Tomor, Klosi: Zhbëmë vendimin abuziv të Berishës