Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 03/9/2019

NAJPJIDAU – Vizitë e presidentit koreanojugor Moon Jae In në Brimani ku do të takohet me presidentin Win Myint.

LONDËR – Seancë parlamentare para pezullimit të Parlamentit, sipas një vendimi të kritikuar të kryeministrit.

EDIMBURG – Gjykata më e lartë civile në Skoci është duke shqyrtuar një padi kundër pezullimit të Parlamentit britanik nga Boris Johnson.

DUBLIN – Vizitë në Irlandë e zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence.

KRINICA (Poloni) – Zhvillohet forumi i 29-të ekonomik i Krinicës i fokusuar në Europën Qendrore dhe Lindore.

FLENSBURG (Gjermani) – Vizitë e mbretëreshës Margrethe së Danimarkës.

LONDËR – Shpallen finalistët e çmimit prestigjioz të letërsisë, Booker Prize.

BOGOTA – Vizitë e Ivanka Trump në Kolumbi. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSTUDIM – 20 vite jetë sedentare dyfishon rrezikun nga vdekja e parakohshme
Artikulli tjetërBRUKSEL – BE akordon 621 milionë euro për studentët ekselentë