Ballina Bota

TEKNOLOGJI – LG merr patentën për smartfonat e rrotullueshëm

ROMË, 1 shtator /ATSH-DPA/ – Pas prodhimeve të televizorëve, kompania LG patentoi një smartfon fleksibël dhe të lëvizshëm.

Kompania koreano-jugore ka paraqitur dokumentet tek WIPO (Organizata Botërore e Pronës Intelektuale) dhe në CNIPA (Administrata Kombëtare e Pronës Intelektuale Kineze) për një patentë, që tregon një pajisje me një ekran fleksibël në gjendje të paloset në dy pika, falë kapëseve dhe për t’u mbështjellë.

Kompania LG, ndryshe nga Samsung dhe Huawei, që prezantuan një smartfon të palosshëm, nuk hyri në lojë menjëherë pasi ky projekt mund të ketë qenë ndoshta ideja e saj për një smartfon të palosshëm.

Por, duke qenë vetëm një patentë, nuk dihet se kur pajisja do të dalë në treg.

Në panairin teknologjik që u mbajt në Las Vegas, në janar, kompania koreano-jugore tregoi një televizor me një ekran të rrumbullakët 65 polish: ai shfaqet dhe zhduket duke u rrotulluar brenda bazës së tij, që integron altoparlantin audio dhe të gjithë përbërësit elektronikë./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Uragani Dorian arrin nivelin më të lartë të fuqisë
Artikulli tjetër80-vjetori i fillimit të Luftës së Dytë Botërore/ Meta në Varshavë: Shqipëria, solidaritet për forcimin e paqes