TIRANË, 1 shtator/ATSH/- Stadiumi i lojërave me dorë në Tropojë shumë shpejt do të jetë në funksion të fëmijëve, të rinjve dhe banorëve të apasionuar pas sportit.
Lajmi u bë i ditur nga kryetari i bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi, i cili thekson se “një lajm tjetër i mirë për banorët e Tropojës dhe në veçanti për sportdashësit është se në projektet parësore të bashkisë Tropojë u përfshi dhe një nga emblemat e infrastrukturës sportive të Tropojës”.
Sipas tij, shumë shpejt do të nisin punimet dhe qytetarëve do u rikthehet stadiumi dhe të gjitha hapësirat që ju kanë munguar prej kohësh.
Bashkia e Tropojës po punon me intensitet punën për mirëmbajtjen e rrugëve, pastrimin e qytetit, pikave turistike të tij, si dhe ambienteve sportive./k.s/j.p/























