Ballina Flash

Foto/ Pogradeci kujton 75-vjetorin e çlirimit

TIRANE, 30 gusht/ATSH/ Pogradeci kujtoi sot 75-vjetorin e çlirimit të qytetit, në një aktivitet të organizuar në ambientet e bashkisë.

Autoritetet vendore dhe të ftuar nderuan kujtimin e të rënëve të luftës duke çmuar veprën e tyre.

Nëpërmjet këngëve patriotike, poezive kushtuar dëshmorëve si edhe fjalimeve të rastit, u vlerësua kontributi i tyre në çlirimin e qytetit.

Më pas, Kryetari i Bashkisë Ilir Xhakolli bashkë me të pranishmit e tjerë marshuan drejt busteve të heronjve ku vendosën lule për nder të kujtimit dhe veprës të tyre.

/m.m/j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Marrëveshje greko-gjermane në energjetikë dhe ekonominë e gjelbër
Artikulli tjetërBanka Botërore: Karta e shëndetit në Shqipëri, proces plotësisht i dixhitalizuar