YOKOHOMA, 29 gusht /ATSH-AFP/ – Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres foli sot për idenë e organizimit në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme, muajin e ardhshëm të një takimi kushtuar situatës në Amazonë, pylli më i madh tropikal në botë, ku vatrat e zjarrit janë shtuar.
“Situata në Amazonë është shumë e rëndë”, deklaroi Guterres në një konferencë shtypi në kuadër të një takimi për zhvillimin e Afrikës organizuar në Yokohama në Japoni.
Rreth 1 044 vatra të reja zjarri janë konstatuar në të gjithë Brazilin nga Instituti Kombëtar i Kërkimit Hapësinor (INPE).
“Ne kërkojmë mobilizim të burimeve dhe kemi qenë në kontakt me vende për të parë nëse mund të kemi një takim dedikuar mobilizimit në mbështetje të Amazonës gjatë Asamblesë së Përgjithshme parashikuar më 20-23 shtator në Nju Jork”, theksoi Guterres.
Brazili u shpreh i hapur për një ndihmë financiare të huaj për të luftuar kundër zjarreve në Amazonë, me kusht për të kontrolluar fondet./ /ec/












