Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte 23 gusht 2019

TIRANË, 23 gusht /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet i kthjellët dhe në mesditë vranësirat do të shtrihen në pjesën më të madhe të territorit.

Lagështia në ajër dhe temperaturat e larta do të krijojnë ndjesinë e zagushisë.

Era do të fryjë e lehtë, me drejtim Veriperëndim – Juglindje, ndërsa përgjatë bregdetit përkohësisht mesatare, duke sjellë valëzim të forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen në vlerat:

vendet malore 17 deri në 32°C,
vendet e ulëta 18 deri në 38°C,
në bregdet 20 deri në 35°C.

/e.malaj/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 23/08/2019
Artikulli tjetërKosovë/Parashikimi i motit, 23 gusht 2019