TIRANË, 21 gusht/ATSH/ Ndër rreziqet që mund të hasni si rrjedhojë e ekspozimit ndaj temperaturave tejet të larta është edhe goditja nga i nxehti.
Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kanë përgatitur udhëzuesin me këshillat që duhet të ndjekin veçanërisht kategoritë më të rrezikuara për të shmangur ndërlikimet e rënda në shëndet.
ISHP sqaron se goditja nga i nxehti shkakton rëndim të gjendjes psikologjike, pakësim të djersitjes, përzierje, skuqje lëkure, frymëmarrje të shpejtë, rrahje të shpejta zemre, dhimbje koke. z.tosku/j.p/























