Ballina Aktualitet

Ministria e Financave: Të gjitha pagesat e depozituara nga bashkia Shkodër u kryen brenda orarit zyrtar

TIRANË, 21 gusht/ATSH/ Ministria e Financave dhe Ekonomisë, reagoi sot pas pretendimeve të Partisë Demokratike, dega Shkodër, për bllokim të fondeve të kësaj bashkie për shërbime dhe investime.

“Lidhur me situatën e krijuar në bashkinë Shkodër, ju bëjmë me dije, se strukturat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i kanë ndjekur nga afër këto procedura në përputhje më legjislacionin në fuqi”, thuhet në deklaratë.

Për sa i përket kësaj situate, Ministria e Financave dhe Ekonomisë sqaron se, “ditën e djeshme janë ekzekutuar nga Dega e Thesarit, Shkodër, të gjitha pagesat dhe urdhërpagesat e depozituara nga Bashkia Shkodër brenda orarit zyrtar dhe sipas gjithë procedurave ligjore”.

“Për këtë Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit dhe Dega e Thesarit, Shkodër, ka gjithë dokumentacionin e nevojshëm për sa më sipër. Kështu që bazuar mbi të gjitha këto arsyetime që paraqitëm më lart, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ju bën me dije, se ky dikaster është në funksion të zbatimit të ligjit për të gjithë qytetarët njësoj pa dallime”, përfundon deklarata./m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFoto/ Transformohet blloku i banimit në rrugën “Kel Kodheli”, njësia 7
Artikulli tjetërUlet me 42,3% numri i aksidenteve rrugore në 7-mujorin e parë të vitit