Ballina Ekonomi

Bashkia Kukës nis punën për sistemimin e tregut agroushqimor

TIRANË, 21 gusht /ATSH – I. Vata/ – Bashkia Kukës ka nisur sot punën për sistemimin e tregut agroushqimor të qytetit, duke liruar hapësirat publike.

Kryetari i bashkisë Kukës, Safet Gjici thekson se të gjithë tregtarët, të cilët prej kohësh ushtrojnë aktivitet në rrugët apo rrugicat e qytetit, duke shitur fruta-perime, pas 1 shtatorit do të sistemohen në tregun agroushqimor.

“Aksioni u është komunikuar edhe zyrtarisht tregtarëve, duke u nisur nga situata e krijuar me ndotjen e ambientit, por edhe me zënien e hapësirave publike. Të gjithë tregtarët do të kenë kushtet e duhura në treg dhe nuk do të lejohen më të punojnë jashtë çdo kriteri”, shprehet ai.

Po ashtu, Gjici shton se prej vitesh, dhjetëra subjekte nuk kanë pranuar që të ushtrojnë aktivitet brenda tregut të madh agroushqimor, me pretendimin, se aty nuk ka kushte”.

“Por aty do të krijohen kushtet, ndërsa do të lirohen edhe hapësirat publike që janë zaptuar nga këta tregtarë”, shprehet ai.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKundërshtoi me dhunë policinë, arrestohet një shtetas në Divjakë
Artikulli tjetërBashkia Dibër nis aksionin për lirimin e hapësirave publike