Ballina Flash

“Barcelona”, pranë huazimit të Neymar nga PSG

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ – Neymar kërkon më çdo kusht të kthehet te “Barcelona”, aty ku shkëlqeu për 4 sezone nga viti 2013 deri më 2017-ën, por në garë për shërbimet e brazilianit janë edhe “Real Madridi” me “Juventusin”.

Largimi i Coutinhos drejt “Bayernit të Mynihut” dhe dëmtimi i Dembelesë e bëjnë të pamundur shkëmbimin, që iu propozua fillimisht PSG-së nga “Barça”.

Presidentit të “blaugranave”, Bartomeu, i ka mbetur vetëm një alternativë: huazimi me mundësinë e blerjes.

Edhe pse kampionët e Francës preferojnë të arkëtojnë sa më shumë para nga shitja e Neymarit për të rregulluar balancën ekonomike, nuk përjashtohet që në fund të pranojnë huazimin.

Prestigjiozja “L’Equipe”, duke iu referuar një burimi të besueshëm pranë PSG-së, shkruan: “Jemi të hapur, por objektivi nuk është thjesht të arrijmë një marrëveshje, por plotësojmë kushtet ekonomike të kërkuara.”

Para këtij reagimi, radioja katalane RAC 1 kishte raportuar për një ofertë formale të “Barcelonës” për Neymarin: “Është një formulë që nuk është përjashtuar krejtësisht në Paris, por duhet të plotësohet disa kushte.”

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTiranë/ Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike
Artikulli tjetërSubvencionet në mbështetje të fermerëve, rritet prodhimi bujqësor në Maliq