Ballina Aktualitet

Teqeja e vjetër e Ballëm Sulltanit në Martanesh, monument unik besimi

TIRANË, 19 gusht /ATSH/ Vendi i mirë i Teqesë së vjetër të Ballëm Sulltanit, në Ballenjë të Martaneshit është një monument unik jo vetëm besimi e kulturor, por edhe natyror.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar nga aty për një javë të mbarë, në paqe dhe në harmoni, të gjithë besimtarët bektashinj, të cilët këtë javë nisin pelegrinazhin e tyre në malin e shenjtë të Tomorrit.

“Nga Vendi i Mirë i Teqesë së vjetër të Ballëm Sulltanit, në Ballenjë të Martaneshit, një monument unik, jo vetëm besimi e kulturor, por edhe natyror, ju uroj një javë të mbarë, në paqe dhe në harmoni! Urimet më mira për besimtarët bektashinj dhe të gjithë shqiptarët, të cilët këtë javë nisin pelegrinazhin e tyre në malin e shenjtë të Tomorrit!”, është shprehur mëngjesin e sotëm Presidenti Meta.

/gj.mima/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNJU XHERSI – Trump: Shtypja me dhunë e protestave në Hong Kong do të rrezikonte një marrëveshje tregtare me Kinën
Artikulli tjetër19 Gushti, Dita Botërore e Fotografisë