Ballina Bota

SPANJË  – Del jashtë kontrollit zjarri në Ishujt Kanare

Montana Alta, 19 gusht /ATSH-AFP/ – Zjarri që shkatërroi Ishujt Kanare në Spanjë doli jashtë kontrollit të hënën, njoftuan ekipet e Shërbimit të urgjencave civile, të cilat vazhduan largimin e banorëve nga ky ishull turistik me shumë zona të mbrojtura.

“Zjarri i fuqishëm tejkalon kapacitetet tona manaxhuese”, deklaroi para gazetarëve Federico Grillo, shef i Sherbimit të urgjencave civile.

“Vende-vende, flakët arrijnë 50 metra lartësi duke penguar 700 zjarrëfikesit e angazhuar në operacion dhe të mbështetur me mjete ajrore”, tha ai.

Zjarri që shpertheu të shtunën në ishull shtrihej të hënën në mëngjes në 3 400 hektarë, njoftoi Sherbimi i urgjencave civile. /dm/

 

 

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFoto/ Ndërhyrje në rrjetin e kanalizimeve tek “Rruga e Elbasanit”
Artikulli tjetërDurrës/ Policia Rrugore, masa shtesë për përballimin e fluksit gjatë sezonit turistik