Ballina Flash

Linjë e re ujësjellësi për Selitën

TIRANË, 16 gusht/ATSH/ Krahas punës për dyfishimin e kapacitetit të filtrimit të ujit në Bovillë dhe shtrimit të linjës së dedikuar për Astirin dhe zonën gjithë zonën e Unazës së Re, bashkia e Tiranës po vijon punën për përmirësimin e rrjetit të furnizimit me ujë edhe në lagjet e ndryshme të Tiranës.

“UKT po përfundon një tjetër investim të rëndësishëm, kësaj here në Lagjen nr 13 në zonën e Selitës. Kështu falë këtij investimi po bëhet vendosja e një linje krejtësisht të re me materiale të standardeve bashkëkohore, çka do mundësojë më shumë ujë dhe cilësi më të lartë shërbimi për banorët e gjithë banorëve që jetojnë përgjatë Rrugës së Zallit në Selitë” – thotë bashkia.

Ky është një tjetër investim për banorët e kësaj lagje, pasi më parë bashkia e Tiranës ka përfunduar edhe rehabilitimin e gjithë infrastrukturës urbane në këtë zonë. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFoto/ “Festa e Rakisë”, promovim i traditës dhe prodhimeve të Boboshticës
Artikulli tjetërTiranë, Fier/ AKU, 2.9 milionë lekë gjoba 3 subjekteve, iu ndërpret aktivitetin 2 prej tyre