Ballina Ekonomi

Informaliteti/Task Forca e Transportit Rrugor, kontroll në Terminalin e Elbasanit

TIRANË, 14 gusht /ATSH/- Task Forca e Transportit Rrugor, sot monitorimin dhe kontrollin e lëvizjes së mjeteve, e shtriu në Terminalin e qytetit të Elbasanit.

Fokus kryesor i punës së Task Forces mbetet lufta kundër informalitetit dhe paligjshmërisë.
Grupet e Task Forcës së Transportit Rrugor, kanë kryer kontrolle në linjat urbane qytetëse, taksitë si dhe linjat e shumë diskutuara ndër-qytetëse.

Sipas njoftimit të Task Forcës së Transportit Rrugor, autobusët duhet të respektojnë vend qëndrimet e tyre, duke evituar rrezikun për jetën e qytetarëve dhe taksitë duhet të respektojnë vend qëndrimet e tyre. Ndalesat vend e pa vend i automjeteve, krijon trafik dhe janë burim aksidentesh, ndaj të respektojmë ligjin, citon në njoftimin e saj Task Forca e Transportit Rrugor.  

e.xh/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKonstituohet Këshilli Bashkiak, Lleshaj: Lezha duhet të marrë dinjitetin që i takon
Artikulli tjetërElbasan/ Goditja e paligjshmërisë, 5 të arrestuar në flagrancë në 24 orë