Ballina Bota

SHBA – Trump emëron Maguire shefin e ri të 007

UASHINGTON, 9 gusht /ATSH-ANSA/ – Presidenti i SHBA, Donald Trump emëroi Joseph Maguire, drejtorin aktual të Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit si drejtor provizor të shërbimeve sekrete.

“Admirali Maguire ka një karrierë të gjatë ushtarake, ai u largua nga Marina në vitin 2010. Ai komandoi në çdo nivel, përfshirë Komandën e Luftës Speciale Detare. Unë nuk kam asnjë dyshim se ai do të bëjë një punë të shkëlqyer”, theksoi në Twitter Trump.

Ndërkohë, pas lamtumirës së Dan Coast, zëvendësdrejtori i shërbimeve sekrete kombëtare, Sue Gordon, ka dhënë dorëheqjen./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIlkay Gundogan rinovon me “Manchester Cityn”
Artikulli tjetërBashkëpunimi i Policisë së Shtetit me FRONTEX, i mrekullueshëm