TIRANË, 8 gusht/ATSH/- Bashkia e Fierit vazhdon investimet në kopshte, në mënyrë që ato të jenë gati përpara fillimit të vitit të ri arsimor.
Gjatë ditës së sotme në kopshtin nr.3, po punohet për ta kthyer këtë godinë në një vatër të ngrohtë dhe komode për banorët e vegjël.
Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi, thekson se “vëmendjen nuk e largojmë asnjëherë nga godinat arsimore, por tani është periudhë më e përshtatshme për të bërë ato punë që nuk mund t’i realizojmë dot gjatë vitit shkollor. Nuk lëmë mënjanë as kopshtet e çerdhet”.
Me fillimin e vitit të ri shkollor fëmijët e këtij kopshti do të kenë ambiente më të përshtatshme./k.s/





















