Ballina Bota

BM – Londra i bashkohet misionit amerikan në Ngushticën e Hormuzit

LONDËR, 6 gusht /ATSH-ANSA/ – Londra është e gatshme të bashkohet me misionin e sigurisë detare të udhëhequr nga SHBA për të shoqëruar anijet tregtare në tranzit nga Ngushtica e Hormuzit, në sfondin e së ashtuquajturës ”lufta e cisternave” me Iranin dhe konfiskimet e fundit nga ana e tij.

“Ky dislokim trupash do të forcojë sigurinë dhe do të garantojë mbrojtjen e transportit”, njoftoi Dominic Raab, ministri i Jashtëm i qeverisë Johnson, ndërsa paraardhësi i tij, Jeremy Hunt kishte marrë përsipër pjesëmarrjen në një mision europian./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakJAPONI – Përkujtohet 74-vjetori i tragjedisë së Hiroshimës
Artikulli tjetërSHBA – Trump bllokon asetet e qeverisë venezueliane