Ballina Bota

BM – Johnson: Rinegocim me BE për Brexit

LONDËR, 6 gusht /ATSH-ANSA/ – Londra shpreson se BE-ja mund të ndryshojë qëndrimin e saj në lidhje me refuzimin për të rinegociuar marrëveshjen e divorcit të nënshkruar në nëntor me Theresa May, e cila u refuzua tre herë nga Parlamenti britanik, ndërsa këmbëngul se vetëm një marrëveshje e re, e pastruar nga klauzola e garancisë për kufirin irlandez, mund të shmangë përfundimin e një Brexit pa marrëveshje.

Kryeministri Boris Johnson u përgjigj nga Downing Street se dëshiron të takojë liderët e BE-së për të negociuar një marrëveshje të re, që heq prapaskenën antidemokratike.

“Ne jemi të gatshëm të negociojmë në një frymë miqësie”, shtoi ai.

”Të 27 anëtarët duhet të rishikojë refuzimin për të bërë ndonjë ndryshim në marrëveshjen e tërheqjes së vendit nga BE-ja”, tha Johnson./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDje dhe sot, transformim rrënjësor i qendrave shëndetësore në të gjithë vendin
Artikulli tjetërPrestigjiozja britanike e udhëtimeve: Shqipëria, kjo perlë ballkanike, mes 25 vendeve të botës për t’u vizituar edhe në vjeshtë