Ballina Bota

TEKNOLOGJI – Edhe WhatsApp pa internet

NJU JORK, 5 gusht /ATSH-ANSA/ – WhatsApp po përgatitet të ndryshojë me dy risi të vogla, por të rëndësishme.

E para është një sistem që lejon përdorimin e bisedës pa lidhje me internetin dhe falë një versioni për kompjuter të pavarur nga smartfoni dhe tjetra, mundësia e përdorimit të së njëjtës llogari në shumë pajisje.

Funksionaliteti mund të realizohet brenda vitit dhe mund të jetë pjesë e procesit që Facebook dëshiron të transformojë dhe bashkojë të gjitha aplikacionet e tij.

Me këtë risi, aplikacioni do të jetë në gjendje të funksionojë në mënyrë autonome edhe nëse smartfoni është i fikur.

Diçka e pamundur deri më sot.

Një funksion që në të vërtetë do t’ua bënte shërbimin 1,5 miliardë përdoruesve më të ngjashëm me atë të ofruar nga Telegram, konkurrenti kryesor i Whatsapp./ /os/ /em/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha nga Gramshi: Zgjedhjet nuk janë çështje datash, por standardesh
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Vjenezët refuzojnë metronë me… aromë!