Ballina Bota

SOFT NEWS – E kanë lënë gjermanët… birrën?

BERLIN, 4 gusht /ATSH-DPA/ – Shitjet e birrës në Gjermani ranë në 4,6 miliardë litra në gjysmën e parë të këtij viti, niveli më i ulët i regjistruar në kohët moderne, sipas Zyrës Federale të Statistikave.

Shoqata e Birrës ia atribuoi rënien prej 2,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shitjeve relativisht të larta të birrës në qershor të vitit të kaluar, me rastin e Kupës së Botës në futboll.

Birrat e përziera me pije joalkoolike, të cilat përfaqësojnë vetëm 5% të totalit, janë ulur në mënyrë drastike me 1,5%.

Statistikat nuk përfshijnë birrat pa alkool./  /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSezoni turistik/ Fluks udhëtarësh në portin e Durrësit, mbi 10 mijë vetëm të dielën
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Dhurata e fundit për djalin e vogël të Trumpit një kalë… mongol!